Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.120 raste të tjera dhe 28 viktima nga COVID-19.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 69.452, ndërsa ai i viktimave në 1.977.
Po ashtu vendi ka regjistruar 916 pacientë të tjerë të shëruar nga pandemia, duke e çuar në 45.621 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë ditës së fundit kanë kryer 2.993 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 352.735 teste.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 21.854 raste aktive me COVID-19.