Vendosni fjalën kyçe....

Australia do detyrojë “Facebook”-un dhe “Google”-in të paguajnë mediat për lajmet e tyre


Australia finalizoi këtë të martë planet për të detyruar “Facebook”-un dhe “Google”-in të paguajnë mediat për përmbajtjen e lajmeve.

Kjo është lëvizja e parë në botë që synon mbrojtjen e gazetarisë së pavarur që është kundërshtuar fuqimisht nga gjigandët e internetit, shkruan Reuters.

Sipas ligjit që shkon në Parlament këtë javë, firmat e mëdha të teknologjisë duhet të negociojnë me botuesit dhe transmetuesit lokalë sa duhet të paguajnë për përmbajtjen që shfaqet në platformat e tyre. Nëse ata nuk mund të arrijnë një marrëveshje, një arbitër i caktuar nga qeveria do të vendosë për ta.

“Kjo është një reformë e madhe, kjo është e para në botë, dhe bota po e shikon se çfarë ndodh këtu në Australi.”– u tha gazetarëve Josh Frydenberg i Thesarit Australian.

“Legjislacioni ynë do të ndihmojë që rregullat e botës dixhitale të pasqyrojnë rregullat e botës fizike … dhe në fund të fundit të mbështesin peisazhin tonë mediatik.“-vazhdoi ai, citon Reuters.

Ligji kërkon kontroll më të fortë të fuqisë së tregut të gjigantëve të teknologjisë në mbarë botën dhe pas tre vjet kërkimesh dhe konsultimesh, u përplasën në gusht kur kompanitë amerikane paralajmëruan se kjo mund t’i ndalonte ata të ofrojnë shërbimet e tyre në Australi.

Drejtori menaxhues i “Facebook”-ut në Australi, Will Easton se kompania do të rishikojë legjislacionin dhe “do të angazhohet përmes procesit të ardhshëm parlamentar me qëllimin e uljes në një kornizë të zbatueshme për të mbështetur ekosistemin e lajmeve të Australisë”.

Ndërsa nga Google nuk pranoi të komentojë asnjë përfaqësues, duke thënë se kompania ende nuk kishte parë versionin përfundimtar të ligjit të propozuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *