Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do e kufizoj postin e kryeministrit në dy mandate, një njeri s’jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet


Kreu i PD-së, Basha, është zotuar sot se do e kufizojë në dy mandate postin e kryeministrit.

Kryedemokrati e bëri premtimin gjatë një takimi online me të rinjtë e të rejat e Shqipërisë më rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë.

“Sot marr një zotim të veçantë, që është kufizimi i pushtetit dhe mandatit të kryeministrit. Kufizimi në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit, të kreut të ekzekutivit. Një njeri nuk jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm, kur kemi të rinj e të reja shqiptare plot. Dy mandate janë mjaftueshëm për qeverisje, e më pas t’i hapet rruga rinisë. Kryeministri të mos zgjidhet në më shumë se 2 mandate. Bashkë do e largojmë të keqen. Zoti e bekoftë rininë shqiptare.” – tha Basha.

Ai shtoi se ndryshimi që të gjithë e presin prej 30 vitesh do ketë vulën e firmën e rinisë shqiptare.

Basha pohoi se ishte PD-ja ajo që solli demokracinë, lirinë e shtypit e të shprehjes së lirë dhe është po kjo forcë politike që po i mbron ato.

“Mjafton që të kujtojmë se bashku se çarë ndodhi 30 vite më parë ë këtë vend. Ne sollëm demokracinë, lirinë e shtypit, të shprehjes së lirë, dhe po luftojmë që ta mbrojmë atë. Po luftojmë kundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbyllur gojën opozitës. Ia dolëm që të ndryshonim ekonominë, nga një ekonomi e centralizuar, duke e bëre të lirë. Bëmë të mundur lëvizjen pa viza të shqiptarëve. Ky ndryshim, si 30 vite më parë, do të ketë firmën dhe vulën tuaj. Vulën dhe firmën e rinisë shqiptare.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *