Vendosni fjalën kyçe....

Borusia Dortmund dhe Lazio kualifikohen për në fazën tjetër së Ligës së Kampionëve


Borussia Dortmund ka fituar me përmbytje kundër Zenitit sonte për ta fituar grupin F të Ligës së Kampionëve. Kjo fitore i ka siguruar djemve të Favre kalimin tutje në Ligën e Kampionëve si e para e grupi F. Rusët e fituan pjesën e parë të këtij takimi pasi që në minutën e 16-të shënoi Driussi.

Në pjesën e dytë Dortmundi sulmoi nga fillimi dhe arriti që ta përmbys rezultatin. Fillimisht shënoi Lucas Piszcek në minutën e 68-të kurse rezultati u përmbys në minutën e 78-të me golin e Witsel.

Dortmund e ka përfunduar fazën e grupeve në vendin e parë me 13 pikë kurse Zenit nga gjashtë ndeshje ka vetëm një barazim me Lazion.

Lazio ishte shumë afër eliminimit nga Liga e Kampionëve, por ishte fati që e ka shpëtuar këtë skuadër nga eliminimi nga Club Brugge, edhe luajtën për 60 minuta me një lojtar më pak. Pjesa e parë ishte më e mirë për Lazion që shënuan në minutën e 12-të me Correan.

Belgët reaguan dhe barazuan rezultatin në minutën e 15 me Vormer. Një penallti e shkaktuar në minutën e 27 e shndërroi në gol Ciro Immobile. Club Brugge mbeti me një lojtar më pak në minutën e 39 ku me të kuq u përjashtua Sobol.

Në pjesën e dytë, edhe pse me 10 lojtarë, Club Brugge ishin më të mirë dhe barazuan rezultatin në minutën e 76-të me Vanaken. Deri në fund të ndeshjes, Brugge e goditi shtyllën dhe disa herë ishte afër fitores se këtij takimi dhe kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, fati sonte ishte me Lazion dhe ata kualifikohen si të dytët në Grupin F për në fazën e nokautit. Club Brugge do të luan në fazën e eliminimit direkt 1/16 në Europa Ligë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *