Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e efektivit që vrau 25-vjeçarin në Laprakë: Mu duk sikur më kërcënoi


Zbardhet dëshmia e efektivit që qëlloi për vdekje sot pas mesnate, 25-vjeçarin Klodjan Rasha në Laprakë.

Siç shkruan Balkanweb, efektivi me inicialet N.H ka deklaruar se e ka ndjekur të riun për shkak se kishte thyer aktin normativ për mbrojtjen nga koronavirusi, duke mos respektuar orarin për lëvizjen.

“Isha turni i 3 në punë. Pas instruktazhit në komisariat kam nisur patrullimin në zonë për të parë zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në Unazë një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyrë të dyshimtë. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bërë thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndaloj për ta pyetur për arsyen e daljes, por ai nuk u bind. Herë pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova”, kështu ka deklaruar polici.

Efektivi në fjalë, identiteti i plotë i të cilit nuk është bërë i ditur akoma, por vetëm inicialet N.H, është baba i një fëmije të mitur, ndërsa kishte 3 vite që ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Sipas “Balkanweb”, ai nuk njihej si person problematik në punë.

Mirëpo familjarët e viktimës pretendojnë tse Rasha nuk ka patur armë. Xhaxhai i 25-vjeçarit tha sot për mediat se nipi i tij  nuk mbante një objekt të tillë as në banesë. Por policia në një njoftim të dytë që bëri sot, tha se e kishte gjetur armën që mbante Rasha në vendin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *