Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Durrës, pasi ky i fundit dyshohet se merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike ne doza të vogla.
I riu me inicialet E.I u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Spring Square”.
Pas kontrolleve në banesën e tij, policia i sekuestroi të riut 840 doza heroine si dhe një sasi lëndë narkotike marijuana.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar Spring Square.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.”- thotë policia.
Uniformat blu shpjegojnë se “arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.