Kryeministri Edi Rama është parë të shëtisë rrugëve të Nju Jorkut gjatë vizitës në SHBA.
Ai ka qenë i shoqëruar nga Këshilltari i Marrëdhënieve me Mediat, Endri Fuga.
Gjithashtu, Kryeministri shihet i shoqëruar edhe me eskortë sigurie teksa ecën nëpër Nju Jork.
Kryeministri Edi Rama, vetë, disa ditë më parë lajmëroi se ishte nisur për në SHBA për të siguruar kontratë për blerjen e vaksinave anti-covid.
Fotoja dhe video në rrjetet sociale janë shpërndarë nga Cezar Ndreu.