Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën në spital 14 pacientë, 753 raste të reja me Covid-19 në vend


14 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.

Sipas buletinit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.

Në vend janë kryer së fundmi 2532 testime nga të cilat janë zbuluar 753  të prekur nga Coid-19.

Në 4 spitalet covid në Tiranë raportohet se janë shtruar 450 persona nga të cilët 38 janë në terapi intensive me 11 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *