Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ndihmësi i Klintonit konfirmon lidhjet e tij me Epsteinin, mediet koorporative heshtin


Lajmi bombastik se një ndihmës i Bill Klintonit konfirmoi se ish-presidenti kishte udhëtuar shpeshherë në bordin e avionit “lolita express” është injoruar plotësisht nga mediet kryesore në SHBA, si: New York Times, Washington Post, NBC News, MSNBC, CBS News dhe CNN.

Ndihmësi i vjetër i ish-presidentit, Doug Band ka zbuluar se Klinton ka vizituar disa herë shtëpinë në Karaibe të Jeffrey Epsteinit. Në një intervistë të gjatë javën e kaluar me Vanity Fair, Band pranoi se në kundërshtim me linjën zyrtare, shefi i tij me të vërtetë kaloi kohë në Little Saint James, ishullin privat që pedofili miliarder përdori si bazë për të trafikuar dhe përdhunuar gra dhe fëmijë.

As Band dhe as intervistuesi i tij nuk e kuptuan peshën e asaj që ai po zbulonte, tema u prek vetëm pak nga fundi i një bisede të gjatë.

Band e përmendi incidentin vetëm si një mënyrë për të distancuar veten nga Epsteini, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg në Manhattan në korrik të vitit të kaluar. Band këmbënguli se ai nuk dinte asgjë për aktet e Epsteinit, por kishte marrë “mjaft energji të këqija saqë ai e këshilloi Klinton për t’i dhënë fund marrëdhënies”, duke refuzuar të udhëtonte me shefin e tij në bordin e avionit të Epsteinit. Regjistrat e fluturimeve tregojnë se Klinton bëri rreth 20 udhëtime në aeroplanin famëkeq.

Band sigurisht që është një burim që ka njohuri. Për vite me radhë ai shërbeu si ndihmësi më i besuar i Klintonit, duke udhëtuar pranë tij dhe duke rregulluar emërimet e tij për të. Ish-presidenti dihej se nuk mbante as celular, që do të thotë se të gjithë, duke nisur nga gazetarët, madje edhe bashkëshortja Hillary dhe vajza Chelsea Klinton do të duhej të kalonin para tek Band për të folur me të.

Dëshmia e Bandit u shton peshë të tjerëve që kanë thënë se e kanë parë ish-presidentin në ishull. Një nga gratë e shfrytëzuara nga Epsteini, Virginia Giuffre kishte deklaruar më parë se Klinton “shëtiti në” vilën private të Epsteinit me “dy vajza të bukura” në krahët e tij.

“Mbaj mend që e pyeta Jeffrey-n se çfarë po bën Bill Klinton këtu dhe ai qeshi dhe më tha: Epo, ai më detyrohet një nder.”- tha Giuffre në një intervistë në fillim të këtij viti. Një pohim që Klinton e ka mohuar.

Ish-presidenti u fotografua gjithashtu duke marrë një masazh nga një tjetër prej grave të Epsteinit, Chauntae Davies ndërsa ishte në një aeroport, ku do udhëtonte përmes Lolita Express.

Ndërsa shtypit mund t’i falet përqendrimi më shumë tek pandemia dhe zgjedhjet, heshtja virtuale nga mediet e korporatave ka qenë shurdhuese.

Bomba që lëshoi i besuari më i ngushtë i Klintonit është injoruar plotësisht nga New York Times, Washington Post, NBC News, MSNBC, CBS News dhe CNN. ABC News, i cili për tre vjet kishte informacione që mund të rezultonin në një arrestim, gjithashtu nuk e mbuloi historinë.

Prandaj mbeti që lajmi të publikohej vetëm në mediet konservatore si Daily Wire, Fox News dhe New York Post. Fatkeqësisht, kjo përforcon një qëndrim partiak të çështjes së Epstein.

Në fillim të këtij viti, MintPress publikoi një monitorim që kishte bërë për një vit të mbulimit që mediet si MSNBC dhe Fox News i kishin bërë çështjes së Epsteinit. Dhe u gjet një mbulim intensivisht partiak i lidhjeve të miliarderit me presidentin Donald Trump dhe ish-presidentin Bill Klinton.

Ndërsa MSNBC theksoi lidhjet e Epsteinit me republikanët dhe minimizoi lidhjet me presidentin e tyre të preferuar Klinton, Fox News bëri të kundërtën. U përqendrua në lidhjet e Klintonit, ndërsa nuk arriti të informonte shikuesit për marrëdhëniet e Epsteinit edhe me presidentin në detyrë.

Klinton ka një histori të gjatë të akuzave për ngacmim seksual ndaj tij. Administratorja e shtëpisë së të moshuarve në Arkansas, Juanita Broaddrick pretendoi se Klinton e përdhunoi atë në vitin 1978 ndërsa ai ishte Prokuror i Përgjithshëm i shtetit.

Paula Jones e akuzoi Klintonin për sulm seksual dhe se ishte ekspozuar ndaj saj në vitin 1991, ndërsa Kathleen Willey e akuzoi Klinton se e kishte prekur në pjesët intime pa pëlqimin e saj në vitin 1993.

Përsa i përket akuzës së fundit, ai thuhet se shpalli pafajësinë e tij duke argumentuar se gjinjtë e Wiley nuk ishin aq të mëdha për të saqë të interesohej. Ai gjithashtu u akuzua se kishte gënjyer në lidhje me lidhjen e tij me praktikanten 22-vjeçaren në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Presidenti aktual Donald Trump nga ana tjetër, ka gjithashtu një histori të gjatë akuzash të ngjashme. Faqja e Wikipedias ka gati 10,000 fjalë të shkruara për këtë temë.

Epstein ishte i dënuar pasi ishte akuzuar nga dhjetëra gra për trafikim, përdhunim ose sulm seksual. Me të ishin të lidhur edhe një grup i madh njerëzisht të pasur, por për vite me radhë lidhjet e tij me figurat dhe organizatat më me ndikim duket se kanë humbur.

Përgatiti për Hashtag.al, Dajana Dobrozi

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Mintpress


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *