Vendosni fjalën kyçe....

Kritikohet lojtari anglez, festoi golin duke shkelmuar flamurin LGBT (Video)


Sulmuesi i Leicester-it, Jamie Vardy, është kritikuar për mënyrën e festimit të golit të shënuar prej tij në ndeshjen e Premierligës, pasi goditi një flamur LGBT, që ndodhej në cep të fushës.

Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Vardy u ndëshkua për shfaqjen e gëzimit të tij të shfrenuar pasi shënoi në minutën e 90-të për t’i dhënë Leicester tre pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Sheffield United.

Pavarësisht prirjes së Vardyt edhe në të shkuarën për të goditur flamujt në anë të fushës gjatë fesitmit të golave të shënuar, disa kritikë pyetën nëse Vardy e kishte shënjestruar shkopin për faktin se mbante një flamur me ngjyrat e ylberit, simbol i lëvizjes LGBT.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *