Banorët e qytetit rus në jug të Rostov-on-Don përjetuan një shfaqje fishekzjarresh jashtë kontrollit herët në mëngjes të dielën, pasi një zjarr përfshiu një dyqan, duke lëshuar fishekzjarre në të gjitha drejtimet.
Incidenti ndodhi brenda natës në një treg të madh në qytetin e famshëm, afër detit Azov dhe kufirit ukrainas. Sipas raporteve paraprake, zjarri u ndez nga një ngrohës elektrik që pësoi defekt.
Zjarri u përshkallëzua shpejt pasi arriti në stokun e një dyqani fishekzjarresh, i cili me sa duket ishte i mbushur plot në prag të festave të fundit të vitit.
Për disa minuta, dyqani lëshoi topa zjarri me shumë ngjyra, shkëlqime dhe yje që qëlluan në çdo drejtim, duke krijuar një spektakël madhështor, të cilin disa arritën ta filmonin.
Shfaqja mbresëlënëse pati pasoja serioze, duke prodhuar një zjarr që shkatërroi rreth 4,000 metra katrorë të pavioneve të tregut. Shërbimet e urgjencës dërguan dhjetëra automjete në vendin e ngjarjes ndërsa më shumë se 300 zjarrfikësaj morën pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve.