Vendosni fjalën kyçe....

Meta bisedë me Raportuesen për Shqipërinë në BE: Integrimi kalon nga zgjedhjet e lira e të ndershme


Presidenti Meta ka zhvilluar një bisedë virtuale me Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Soreca.

Kreu i shtetit shkruan se institucioni që përfaqëson do bëjë gjithçka për plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me nisjen e bisedimeve për çeljen e negociatave.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca. Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cenimit të lirisë së medias në Shqipëri,- vazhdoi Presidenti. –  E sigurova se si President i Republikës do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.” – shkruan Meta.

Ai shton se integrimi në BE i Shqipëisë do kalojë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme si dhe ndërtimit të shtetit ligjor.

“Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm permes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale.” – mbyll reagimin në rrjetet sociale, Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *