Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në 30 vjet kemi bërë eksperimente, koha për një “restart” të demokracisë


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH ka folur mbi periudhën e tranzionit dhe krizën e demokracisë në vend.

Meta tha se gjatë kësaj periudhe janë bërë eksperimente dhe vendi ka nevojë për “restart” apo për rizgjim të demokracisë.

Bëmë eksperimente. Bëmë luftë politike dhe harruam që koha rrjedh dhe që të rinjtë nuk durojnë dot gjatë. Ndaj tani jemi në atë momentin e fundit kur “restart-i” apo një rizgjim i demokracisë është edhe një apel për të ndaluar shpopullimin, për të shpëtuar edhe të ardhmen e popullit e të kombit, sepse jemi një vend që rrezikohemi, sepse jemi një vend i vogël, një vend në një rajon ku fryjnë gjithmonë shumë erëra, dhe në qoftë se nuk do të qëndrojmë në këto momente të bashkuar, nuk do t’i mbajmë të rinjtë këtu, nuk do t’u japim shpresë, perspektivë, jemi të kërcënuar në shumë aspekte edhe në planin kombëtar në të ardhmen”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *