Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk pres drejtësi të pavarur para 25 prillit, pas zgjedhjeve të gjitha organet do jenë funksionale


Presidenti i Republikës në emisionin “Përballë” në RTSH ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese dhe organet e tjera të drejtësisë do jenë funksionale vetëm pas 25 prillit.

Ajo që, mund t’ju them me bindje të plotë është: Unë si President i Republikës, për shkak të përvojës sime në më shumë se tre vjet e pak President, mund t’ju them si Shqipëria do të ketë një drejtësi funksionale, një Prokurori funksionale, Gjykatë Kushtetuese funksionale, Gjykatë të Lartë funksionale, sistem gjyqësor funksional, menjëherë pas 25 prillit”-tha Meta.

Kreu i Shtetit deklaroi se sistemi i drejtësisë është nën presionin e një force e cila ka shtënë në një dorë këtë sistem.

Më tej ai shtoi se përpara 25 prillit nuk pret që drejtësia të jetë e pavarur dhe funksionale.

Sepse gjithçka në Shqipëri, është nën presionin e një force, dhe të një dore të vetme, dhe brenda sistemit të drejtësisë. Në këtë drejtim përsa u takon përpjekjeve të mia, ju e dini shumë mirë se nëse do të kishte pasur vullnet për bashkëpunim nga të gjithë aktorët e tjerë, nuk do të kishte ngelur Shqipëria, një minutë pa Gjykatë Kushtetuese funksionale, në më shumë se tre vite e fundit. Unë, do të bëjë detyrën time edhe ne të ardhmen, në mënyrë tepër transparente me qytetarë dhe me opinionin publik. Por, në kushtet e një presioni të tillë politik siç është edhe vetë KED-i, sepse gjithë instrumentat, për verifikimin e këtyre kandidatëve dhe çdo gjë është e kontrolluar nga qeveria, nga ekzekutivi kjo është një gjë shumë e qartë, siç ka qenë edhe në rastet e kaluara, Nuk pres drejtësi të pavarur, funksionale, të besueshme, përpara 25 prillit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *