Vendosni fjalën kyçe....

Përjashtohet Policia e Tiranës nga hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha


Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ndërsa ka përjashtuar nga ky hetim Policinë e Tiranës.

Ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate, po hetohet nga Prokuroria bashkë me SHÇBA.

Sipas televizionit “News 24”, dy punonjës të patrullës së Shqiponjave ishin përcaktuar mbrëmë për kontrolle në zonën e Laprakës.

 Gjatë shërbimit, kanë pikasur një të ri që ecte në rrugë në mesnatë kundër rregullave të vendosura për mbrojtjen nga koronavirusi.

Edhe pse i kanë kërkuar që të ndalonte, i riu nuk është bindur dhe është future në një rrugicë.

Dy policët janë ndarë në rrugë të ndryshme, për t’i dalë para të riut. Pas 800 metra ndjekjeje, një prej tyre e ka qëlluar.

Polici me inicialet N.H. ka thënë në komisariat se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore por se ai e ka kërcënuar dhe ky e ka ndjekur. Ai pretendon se Rasha e kërcënonte ta vriste.

“Kemi synuar me kolegun tim që ta ndalonim personin, për ta pyetur se pse kishte dalë nga banesa”, mësohet të ketë thënë polici.

Ai ka deklaruar se 25-vjeçari ka nxjerrë një armë, mirëpofamiljarët e viktimës pretendojnë të kundërtën. Xhaxhai i Rashës tha sot për mediat se nipi i tij as nuk mbante armë në banesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *