Vendosni fjalën kyçe....

Si u vra me eksploziv biznesmeni Vajdin Lame në vitin 2005 (Ngjarja)


Vajdin Lame gjatë një interviste për TV Klan

Presidenti i Federatës së Boksit në atë kohë dhe njëherësh bashkëpronar i Top Albania Radio Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, në mesnatë në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.

Shpërthimi ndodhi në momentin që biznesmeni, i shoqëruar nga Artan Arsi po ngjiteshin në ashensor.

Si pasojë e shpërthimit me telekomandë, të kryer në katin e 5-të të ndërtesës humbën jetën si biznesmeni Lamaj po ashtu edhe shtetasi Artan Arsi.

Lame ndërroi jetë në vend ndërsa bashkëshoqëruesi i tij humbi jetën rrugës për në spital.

Lame kishte shpëtuar para disa muajsh një tjetër atentati me armë në qendër të qytetit, e më konkretisht më 15 tetor të vitit 2004.

Por pas 15 vitesh kjo ngjarje duket se ka autor të dyshuar dhe “Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasve E. Shullazi dhe V. Ymeri (Imeraj), E. Shullazi për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose me shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/dh, 28/4, 333/a të Kodit Penal në dëm të shtetasve V. Lamaj dhe A. Arsi”-njofton SPAK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *