Dhjetëra të rinj janë mbledhur në Shkodër me qirinj në duar në shenjë proteste për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë.
Protesta e heshtur në Shkodër nisi nga qendra e qytetit dhe vazhdoi deri te Prefektura ku dhe u vendosën qirinjtë.
Kjo protestë është zhvilluar pas orës 22:00, një thyerje edhe e orës policore të vendosur nga autoritetet për shkak të pandemisë.
Në Tiranë është thirrur një protestë për ngjarjen e ndodhur, ditën e nesërme përpara Ministrisë së Rendit.