Është arrestuar polici i cili qëlloi me dy plumba të riun Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të sotem, duke i shkaktua vdekjen. Efektivi ‘Shqiponja’ me iniciale N.H., e ndoqi të riun pasi ky i fundit kishte shkelur orën policore dhe më pas e qëlloi me armë.
Sipas efektivit, ai i ka bërë thirrje disa herë që të ndalej 25-vjeçarit dhe pasi ka dyshuar se ai ka qenë i pajisur me armë zjarri me të cilën e ka kërcënuar, e qëlloi.
Efektivi ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë viktimën, por për shkak të errësirës e ka goditur në organet jetësore.
Familjarët e 25-vjeçarit kanë deklaruar se ai nuk ka qenë i armatosur dhe se kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe. Ata kanë bërë thirrje pë zbardhjen e plotë të ngjarjes.