Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një efektiv policie në detyrë e sipër ka shkaktuar reagim në rrjetet sociale.
Për këtë ditën e nesërme është thirrur një protestë prej orës 16:30 përpara Ministrisë së Brendshme.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar efektivin e policisë që qëlloi në drejtim të 25-vjeçarit ditën e sotme.
SHÇBA dyshon se veprimet e efektivit ishin në kundërshtim me procedurat për përdorimit e armëve të zjarrit duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.
“Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.
Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale ‘Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”-thuhet në njoftim.