Vendosni fjalën kyçe....

4 vullnetarë të vaksinës së Pfizer në SHBA pësuan paralizë në fytyrë


Katër vullnetarë që morën pjesë në testimet për vaksinën e Pfizer kundër Covid-19, kanë pësuar paralizë të fytyrës sipas FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Barnave).

FDA-ja tha se çështja duhet të mbikëqyret ndërsa vaksinat po bëhen gjithnjë e më të disponueshme për publikun.

Rastet potencialisht shqetësuese u zbuluan pasi rregullatori amerikan i barnave publikoi një analizë të vaksinës Pfizer-BioNTech përpara një takimi për të marrë në konsideratë autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën Covid-19 në SHBA.

Sipas dokumenteve, paraliza Bell, një formë e paralizës së përkohshme të fytyrës, u raportua nga katër pjesëmarrës gjatë provave të fazës 3. Individëve iu është dhënë vaksina ndërsa asnjë anëtar i grupit që mori një placebo, nuk ka përjetuar efekte të ngjashme anësore.

Gjendja i ngjan një goditjeje në tru. Në disa situata të rralla, të dy anët e fytyrës mund të paralizohen. Është e paqartë se çfarë e shkakton paralizën Bell, edhe pse paraliza e përkohshme zakonisht largohet vetë.

Sidoqoftë, FDA-ja pretendoi se frekuenca e çështjes shëndetësore është ‘në përputhje me nivelin e pritur të sfondit në popullatën e përgjithshme’ dhe shtoi se nuk kishte prova të qarta që lidhnin vaksinën e koronavirusit me paralizën. Megjithatë FDA-ja rekomandoi ‘mbikëqyrjen për rastet e paralizës Bell pas nisjes së vaksinimit’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *