Sot kalendari shënon 9 dhjetor, që është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila është e angazhuar me Reformën në Drejtësi dhe është zotuar të ndihmojë vendin tonë të luftojë korrupsionin ka një mesazh për politikën dhe qytetarët shqiptarë.
Në një njoftim të ambasadës, thuhet se lufta ndaj korrupsionit kërkon më shumë sesa fjalë por kërkohen më shumë vepra konkrete.
“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.”– shkruan Ambasada Amerikane.