Dy lokale janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Shkodër. Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë ish 5 heronjve.
Sipas “Report TV”, zjarri që ka përfshirë 2 lokalet e katit të parë, është përhapur duke bërë që të marrë flakë edhe e gjithë fasada e jashtme e pallatit. Edhe ashensori i pallatit është përfshirë nga flakët.
Fatmirërisht nuk ka njerëz të lënduar nga ky incident, por vetëm dëme materiale tek dy bizneset si dhe tek pallati në fsasada, holl e ashensor. Apartamentet brenda fatmirësisht nuk janë dëmtuar.
Besohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.