Nënkryetari i PD-së Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama nuk e do Gjykatën Kushtetuese.
Këtë deklaratë ai e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço.
Sipas Palokës, kryeministri po e mban peng atë dhe Gjykata Kushtetuese nuk do të jetë funksionale para 25 prillit.
“Një njeri nuk e do Gjykatën Kushtetuese. Deri në këtë pikë e solli Edi Rama. Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet para 25 prillit. Ka vetëm një njeri që e mban peng.
Sikurse ka gjetur justifikime për dy vjet, ashtu do të ndodhë edhe tani me këtë Gjykatë. Rama i merr vetë në telefon këdo që i duhet për t’i bërë presion. Mori një gjyqtar në punë dhe i tha të pres këmbët, e ka pranuar vetë.
I bën këto për qëllimet e veta personale, që t’i përdori. Nuk do të vihet në funksion deri para zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të jemi.”– thotë Paloka.