Vendosni fjalën kyçe....

Gafa e dyfishtë e Joe Biden, ngatërron mbiemrin dhe postin që do t’i japë të nominuarit të tij për Sekretar të Shëndetësisë (VIDEO)


Presidenti i zgjedhur Joe Biden nuk bëri prezantimin më të mirë, për personin që ka zgjedhur të propozojë si Sekretar të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Siç shkruan Fox News, ai propozoi të martën në këtë pozicion Xavier Becerra. Mirëpo ai nuk e tha saktë mbiemrin e të nominuarit të tij, madje as pozicionin për të cilin po e nominonte duke bërë kështu një gabim të dyfishtë.

“Për Sekretarin e Shëndetit dhe Shërbimet e Edukimit, unë nominoj Xavier Bacheria.”– tha Biden, i cili në fakt ishte edhe duke e lexuar emrin në promter.

Pas kësaj, nisën talljet për Bidenin në rrjet. “Joe Biden mundet përsëri nga Teleprompteri.”- ishte një nga komentet.

“Dhe është Xavier Becerra. Biden nuk e njeh zyrën e kabinetit ose emrin e zyrtarit.”-shkruan në “Twitter” anëtari i RNC-së, Steve Guest.

Kjo nuk është hera e parë që Biden bën një gafë të tillë. Në muajin tetor gjatë një takimi fushate në Ohio ai u tha mbështetësve të tij se po kandidonte për Senatin, në vend që të thoshte për Presidencën.

Në të njëjtin muaj ai shqiptoi gabimisht emrin e Zëvendëspresidentes që kishte zgjedhur, Kamala Harris.

Në ditën e zgjedhjeve prezantoi mbesën e tij Finnegan, sikur ishte djali i tij i ndjerë Beau Biden. Më pas e thirri dhe e ngatërroi me kushërirën e saj Natalie, derisa më në fund arriti ta prezantonte saktë Natalie-n si vajzën e Beaut. Dhe lista vazhdon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *