Vendosni fjalën kyçe....

Lituania nxjerr në rrugë milicinë…për të ruajtur pemën e Krishtlindjeve e distancimin social


Lituania ka nxjerrë në rrugë milicinë për të ruajtur pemën e Krishtlindjeve në qendër të kryeqytetit, Vilnius. Ushtria është vendosur për të siguruar gjithashtu se distancimi social do zbatohet nga qytetarë.

Sipas faqes lokale të lajmeve Delfi, milicia vullnetare e mbështetur nga shteti, është vendosur në kryeqytet si pjesë e ‘intensifikimit të patrullave urbane për të siguruar që popullsia t’i përmbahet rregullave kundër Covid-19’.

Një deklaratë nga grupi shton se ‘duke parë numrin në rritje të njerëzve në turma dhe duke iu përgjigjur një kërkese për mbështetje policore, dje ne çuam tridhjetë ushtarë në hapësirat qendrore të qytetit dhe disa qendra tregtare’.

Në një fotografi të shpërndarë në mediat sociale, vullnetarë të maskuar me veshje ushtarake mund të shihen duke ruajtur pemën qendrore të Krishtlindjes në Vilnius, që këtë vit nuk është bredhi tradicional por një pemë elektronike me panele me drita blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *