Sulmuesi francez i PSG-së, Mbape, ka rinovuar kontratën me klubin parisien.
Sipas mediave sportive franceze, palët kanë nënshkruar për një shifër prej 40 milionë eurosh neto në sezon.
Kontrata e tanishme e Mbapes skadonte në vitin 2022. Me kontratën e re, talenti i kombëtares franceze bëhet lojtari më i paguar në botë.