Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq përfshin vendin, ARRSH paralajmëron shoferët të bëjnë kujdes nga lagështira dhe rrëshqitjet e gurëve (FOTO)


Me uljen e temperaturave jo janë rikthyer reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës këtë të mërkurë, por kanë nisur dhe problemet e para me qarkullimin në disa zona në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim ku u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën, për shkak të motit të keq.

ARRSH kërkon të tregohet kujdes për shkak të lagështirës duke ulur shpejtësinë. Po ashtu bëhet me dije se ka pasur rënie gurësh në zonën e Shkallës së Zezë në Tepelenë, por që sipas njoftimit gurët janë pastruar.

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin. Në zonën e Shkallës se Zezë në Tepelenë ka pasur disa rënie gurësh, që janë pastruar menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha rrugët kombëtare grupet e punës janë në gadishmëri për çdo situatë Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *