Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në Itali, mjeku Drini Dobi


Mjeku neurolog Drini Dobi nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Doktori prej ditësh ishte dërguar në një spital në Itali për të marrë shërbim më të specializuar por nuk ka arritur të mbijetojë nga komplikacionet e shkaktuara nga virusi i ri korona.

Miqtë dhe familjarë të tij bënë thirrje për ndihmë financiare për kurimin e tij jashtë shtetit duke i mundësuar transportimin në Itali.

Covid-19 ka marrë edhe jetë të tjera mjekësh në vendin tonë pavarësisht edhe përpjekjeve për kurim jashtë vendit.

Ndarja nga jeta e doktorit, është konfirmuar edhe nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *