Protestuesit e mbledhur në revoltë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë ditën e djeshme pas Ministrisë së Brendshme janë transferuar te Kryeministria ku dhe kanë krijuar tensione.
Në shenjë revolte ata i kanë vënë flakën pemës festive dhe me pas e kanë rrëzuar atë.
Nuk kanë munguar as hedhjet e sendeve në drejtim të policisë apo edhe thirrjet kundër qeverisë.