Vendosni fjalën kyçe....

“Urime për çmimin” – Coca Cola shpallet ndotësja më e madhe në botë për të tretin vit radhazi


Coca-Cola është cilësuar si ndotësi më i keq në botë për të tretin vit radhazi.

Urime! Një çmim është një çmim, edhe nëse është një i tillë për përdorimin e planetit si një hale plehrash.

Një auditim vjetor nga grupi ‘Break Free From Plastic’ mblodhi gati 350,000 copë mbetje plastike nga 55 vende. Produktet e Coca-Cola, të cilat përfshijnë Fanta dhe Sprite, ishin plastika më e zakonshme e gjetur, duke lënë shumë pas rivalët pasi u gjet në të gjitha, përveç katër në 55 ga vendet e inspektuara.

Në fakt, i gjithë podiumi ishte i pandryshuar nga viti i kaluar, me PepsiCo dhe Nestle që mbajnë pozicionet e tyre me medalje argjendi dhe bronzi.

15,000 vullnetarë vëzhguan mbeturinat plastike të gjetura në plazhe, parqe dhe në rrugët e qyteteve në vende duke përfshirë Kolumbinë, Korenë e Jugut, Tanzaninë dhe Spanjën. Gjashtëdhjetë e tre përqind e pjesëve u shënuan me një markë të identifikueshme, me më shumë se 5,000 marka në total.

Përfaqësuesja e ‘Break Free From Plastic’, Emma Priestland tha: “Korporatat më të mëdha ndotëse në botë pretendojnë se po punojnë shumë për të zgjidhur ndotjen plastike, por në vend të kësaj ata po vazhdojnë të nxjerrin paketime të dëmshme plastike me një përdorim.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *