Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Rama është frymëzuesi i dhunës, arrogancës e urrejtjes. “Kurbani” Lleshaj s’e shpëton nga përgjegjësia


Demokrati Alibeaj ka thënë se asnjë fjalim propagande nuk e shpëton kryeministrin Rama.

Në një deklaratë të bërë nga selia blu, ish-deputeti denoncoi kreun e qeverisë që pas pazareve në Nju Jork po përpiqet të manipulojë opinionin publik duke fshehur të vërtetën.

“Pasi mbaroi pazaret në Neë York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së radhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë. Për 3 ditë me radhë, nga Neë York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj. Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.” – tha Alibeaj.

Ai shtoi më tej se frymëzuesi i vërtetë i dhunës, arrogancës e urrejtjes është kryeministri Rama dhe asnjë fjalim i ti j nuk e justifikon dhe nuk e shpëton nga përgjegjësia.

Alibeaj theksoi se askush nuk e beson më Edi Ramën dhe se koha e tij ka mbaruar.

“Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij. Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama  frymëzuesi i dhunës, i arrogancës dhe i urrejtjes. Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia. Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar.” – mbylli deklaratën e tij Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *