Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat sulmojnë kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike “FireEye”, fajësojnë Rusinë


Një kompani e shquar e sigurisë kibernetike amerikane tha se ra viktimë e një sulmi të nisur nga një ‘kundërshtar shumë i sofistikuar i sponsorizuar nga shteti’.

Megjithëse nuk pranoi të përmendte një fajtor, organet e medias kanë nxituar të zbulojnë se bëhet fjalë për një sukm nga hakerat rus.

‘FireEye’, një kompani e sigurisë kibernetike me qendër në Kaliforni që bëri emër duke hetuar sulmet ndaj klientëve të profilit të lartë, duke përfshirë JP Morgan Chase dhe Sony, tha se u godit kohët e fundit nga një sulm i madh kibernetik.

Firma nuk deklaroi saktësisht kur ndodhi sulmi dhe nuk ka shumë hollësi megjithatë administratori i saj, Kevin Mandia, vuri në dukje në një deklaratë të veçantë se ajo dukej të ishte kryer nga ‘një komb me aftësi sulmuese të nivelit më të lartë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *