Vendosni fjalën kyçe....

Hedh video në rrjet duke ngacmuar një grua, shoferi i ri i prish punë vetes 1 javë pasi u konfirmua se do garonte në “Formula 1”


Shoferi rus i garave me makina, Nikita Mazepin, është detyruar të kërkojë falje publike pasi postoi në “Instagram” një video ku shfaqej duke prekur në mënyrë të papërshtatshme një grua.

21-vjeçari i cili do të garojë së bashku me Mick Schumacher për ekipin amerikan të Haas sezonin e ardhshëm në “Formula 1”, shfaqej i ulur në sediljen e pasagjerit të një makine me një grua të re pas tij.

Ndërsa një nga rripat e fustanit të saj lirohet, garuesi rus zgjat dorën dhe prek vajzën në pjesën e gjoksit. Por ajo e refuzoi dhe i drejtoi gishtin e mesit.

Rrjetet sociale bënë të veten dhe pasi videoja u bë virale, kjo u mor vesh edhe nga ekipi i Haas që reagoi mbi ngjarjen duke thënë se nuk e pranon këtë sjellje, megjithatë nuk dha informacion nëse do merreshin masa ndëshkimore ndaj shoferit.

“Ekipi Haas F1 nuk e pranon sjelljen e Nikita Mazepin në videon e postuar së fundmi në mediat e tij sociale. Për më tepër, vetë fakti që videoja u postua në mediat sociale është gjithashtu e neveritshme për Akudrën e Haas për F1. Çështja po trajtohet brenda dhe asnjë koment tjetër nuk do të bëhet në këtë kohë.”- reagoi ekipi në një deklaratë.

Pas kësaj, shoferi i ri u detyrua të kërkonte falje në llogarinë e tij zyrtare, ku pranoi se sjellja e tij ishte e papërshtatshme.

“Unë do të doja të kërkoja falje për veprimet e mia të fundit si për sa i përket sjelljes time të papërshtatshme dhe për faktin se ajo ishte postuar në mediat sociale.”-shkroi ai.

Garuesi 21-vjeçar i kërkoi falje dhe ekipit të tij për sjelljen.

“Më vjen keq për shkeljen që kam shkaktuar me të drejtë dhe sikletin që i kam sjellë Haas F1 Team. Unë duhet ta mbaj veten në një standard më të lartë si shofer i Formula 1 dhe e pranoj se e kam zhgënjyer veten dhe shumë njerëz. Unë premtoj se do të mësoj nga kjo.“- shprehet ai.

Mazepin u konfirmua vetëm javën e kaluar se u bashkua me ekipin e F1 të Haas, sëbashku me Mick Schumacher. Babai i tij miliarder Dmitry Mazepin, është një nga investitorët më të mëdhenj të ekipit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *