Vendosni fjalën kyçe....

Tha se ishte motra e Klodian Rashës, flet Bukuroshe Haruni: Më keqkuptuan, e kam si vëlla se jemi lind në një lagje


Vajza për të cilën mbrëmjen e djeshme u tha se ishte motra e Klodian Rashës ka sqaruar ditën e sotme se deklarata e saj është keqkuptuar.

Ajo u shfaq mbrëmjen e djeshme teksa i kishte rënë të fikët gjatë protestës së organizuar para Ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 25-vjeçarit.

E pyetur nga mediat, Bukuroshe Haruni tha se ishte motra e Klodian Radhës, ndërsa sot ka pohuar se bëhet fjalë për një keqkuptim.

Gjatë një deklaratë për emisionin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel, Haruni ka thënë se mediat e kanë keqkuptuar deklaratën e saj duke shtuar se ajo është rritur në një lagje me Rashën dhe për këtë kishte folur si motra e tij.

“E kanë keqkuptuar. E kam si shoqëri, jemi lindur në një lagje. Prandaj kam folur si motra e tij. Nuk di se si e kanë marrë njoftimin njerëzit.” – tha Haruni.

Më tej ajo shtoi se kjo gjë i ka hapur probleme me familjarët e saj ndërsa u kërkoi ndjesë familjarëve të Klodian Radhës për atë që e quajti keqkuptim me deklaratën e saj.

“Kjo deklaratë më ka hapur probleme me familjarët e mi. Nuk kam folur me familjarët e Klodian Rashës, por u kërkoj falje publikisht në lidhje me keqkuptimin që është bërë me deklaratën.” – shtoi Haruni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *