Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni demokrat “u peshkua” nga spiunia e pretenduar kineze, FBI ndërhyn e alarmuar


Në një epokë ku shumica e spiunëve kanë më shumë lidhje me fuqinë informatike sesa Austin Powers, është mirë të dëgjosh për një agjent që përdor shkollën e vjetër për të mbërritur te informacioni sekret.

Sipas një raporti nga faqja e lajmeve Axios, një spiune e dyshuar kineze, e njohur si Fang Fang ose Christine Fang, përdori hijeshinë, karizmën dhe ‘atributet’ e saj të tjera për të ndërtuar ndikim te disa politikanë amerikanë. Kjo përfshin fjetjen me të paktën dy kryetarë të bashkive në SHBA.

Raporti citon zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës amerikane të cilët pretendojnë se Fang po vepronte midis 2011 dhe 2015, kryesisht në zonën e Gjirit të Kalifornisë, por edhe gjetkë në të gjithë vendin.

Politikani më i rëndësishëm i përmendur në këtë histori është kongresmeni demokrat Eric Swalwell.

Raporti thotë se Fang mori pjesë në mbledhjen e fondeve për fushatën e rizgjedhjes së Swalwell në vitin 2014 dhe ndihmoi të vendoste të paktën një praktikant në zyrën e tij.

Swalwell ndërpreu çdo kontakt me Fang pasi hetuesit federalë u shqetësuan nga sjellja e saj dhe i dhanë atij një ‘informacion sekret’. Fang u largua nga SHBA në vitin 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *