Vendosni fjalën kyçe....

“Lleshaj dorëhiqu”, “Policia vret” – Protestë në Korçë pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit (Fotot)


Dhjetëra të rinj po protestojnë në Korçë për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit u cili u qëllua me plumb pas shpine nga një efektiv policie.

Ata janë mbledhur para bashkisë së Korçës ku kanë ndezur qirinj në kujtim të të riut ndërsa kanë lëshuar thirrje kundër policisë e ministrit Lleshaj.

Me pankarta në duar ku shkruhej ‘Lleshaj dorëhiqu’, ‘Policia vret’, ‘Poshtë komunizmi’, ata marshuan në rrugët e qytetit.

Protestuesit qëlluan me gurë Bashkinë e Korçës duke thyer disa xhama ndërsa qëlluan edhe ndaj policisë që u afrua për t’i larguar.

Ditën e djeshme në Tiranë u zhvilluan dy protesta lidhur me vrasjen e 25-vjeçart Klodian Radha nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *