AC Milan e ka mundur sonte Spartën e Pragës duke e marrë kreun e Grupit H të Ligës Evropës. Kjo u bë pasi që Celtic mposhti Lille me rezultat 3-, derisa fitorja e Milan prej 0-1 ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje si e para e Grupit H
AC Milan ka arritur që në xhiron e fundit të kalojë si e para e Grupit H në Europa Ligë.
Djemtë e Piolit ishin më të mirë në këtë ndeshje që nga fillimi dhe e kontrolluan mirë ndeshjen, derisa kishte shumë fytyra të reja në skuadrën e Milanit.
Goli i parë dhe i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 23-të dhe atë e shënoi Hauge, sulmuesi norvegjez që është duke kaluar momente të mira në skuadrën e Milan.
Pjesa e dytë prapë ishte më e mirë për Milan dhe ata kishin disa raste të mira për shënim që nuk i shfrytëzuan si duhet.
Në fund, AC Milan kthehet në shtëpi me tri pikë duke e fituar grupin H të Europa Ligës.