Ndahet nga jeta për shkak të koronavirusit një tjetër mjeke. Bëhet fjalë për mjeken pneumologe, Flutura Hashorva, e cila ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur miq të doktoreshës, përmes postimeve në rrjetet sociale.
Hashorva prej 48 vitesh ka punuar si pneumologe, duke shërbyer fillimisht në Sanatorium, më pas në Dispanceri, si dhe në një klinikë private në Tiranë.