Vendosni fjalën kyçe....

Pesë policë dhe dy protestues në spital, Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e të lënduarve


Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion mbi personat e lënduar gjatë protestës së sotme.

Sipas njoftimit, në spitalin e Traumës kanë marrë shërbim 5 efektivë të policisë dhe dy qytetarë protestues.

Një nga punonjësit ka marrë dëmtime serioze dhe rezulton me frakturë të kërcirit.

Njoftimi i policisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin  shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.

Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *