Kryeministri Edi Rama është treguar evaziv me dorëheqjen e Minsitrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Rama tha se Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen por nuk tregoi nëse e ka pranuar atë.
“Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar. Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”-tha Rama.
Pas deklaratës së mjegullt të shefit të qeverisë, nuk dihet lëvizja e radhës që do bëjë Rama do e pranojë atë apo do presë zhvillimet.