Vendosni fjalën kyçe....

Rama kthehet nga SHBA-ja, njofton konferencë për vrasjen e Klodian Rashës


Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie.

Ai ka njoftuar përmes një postimi në “Twitter” se do të mbajë sot pasdite një konferencë lidhur me këtë ngjarje.

 “Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit (që përkon me Ditën e Rinisë) nga një punonjës policie, ngriti dhjetëra njerëz të protestojnë mbrëmjen e kaluar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan drejtësi për ngjarjen e rëndë, ndërsa i bënë thirrje dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen.

Protesta përshkallëzoi në përplasje me policinë, ndërsa iu vu flaka dhe pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria si dhe pemës së madhe tek Sheshi Skënderbej. Ndërkohë që këto ndodhnin para zyrës së tij, Rama ndodhej në SHBA ku kishte shkruar siç thotë vetë ai, për të diskutuar me shefin e kompanisë “Pfizer” për vaksinën kundër Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *