Kryeministri Edi Rama deklaroi në se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pasi e informoi për ngjarjen e ndodhur me vrasjen e Klodian Rashës, i ka vënë në dispozicion dorëheqjen.
Rama më pas ka thënë se e ka lajmëruar që të presë pasi donte që ta shihte në sy duke treguar se është krenar për përgjegjësinë qytetare.
“Ministri Lleshaj ka njoftuar dhe ka dhënë dorëheqjen e tij dhe i kam thënë të më pres sa të kthehem se dua ta shihja dhe të bisedoja me të sy më sy. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetarë të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar. Sot ta mësojnë të gjithë ata se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët. Ai nuk ka asnjë lidhe me aktin e police por është vrarë një djalë dhe është hapur një varrë dhe një plagë në shpirtin e shqiptarëve”-tha Rama.