Në fjalimin e tij për ngjarjen ku u vra nga efektivi i policisë 25-vjeçari Klodian Rasha, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar Presidentin Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Për Metën, shefi i qeverisë tha se Presidenti nuk duhet të flasë për sjelljen e policisë pasi është një prej shembujve më të këqij të sjelljes shtetërore dhe institucionale.
Ndërsa për Bashën ai tha se është ndotësi numër dy pasi ai ka qenë Ministër i Brendshëm kur ndodhi 21 janari.
“Kur, ku si dhe sa në të gjithë zinxhirin e ngjarjeve provokuese, policia e shtetit e tejkaloi përdorimin e forcës që ia jep ligji. Qindra policisë janë lënduar fizikisht.
Tragjedia e natës së para dy ditë është një episod fatal, i pafalshëm por i palidhur me një frymë në policinë e shtetit. Dhe presidenti i Republikës është i parafundit që duhet të hapë kamarën e gojës për sjelljen e policisë së shtetit. Kurrë nuk e ka thënë një fjalë të vërtetë solidariteti, por se është një prej shembujve më të këqij për sjelljen shtetërore dhe institucionale. I fundit që duhet të japë është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha.
Është ndotësi numër 2 i policisë së shtetit, me baltën. Është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, gjendja e rendit sot nuk ka asnjë krahasim me dje, sjellja e policisë sot nuk ka asnjë krahasim me dje. Por sigurisht që si çdo pyll me derra, edhe policia e shtetit ka të padenjat e saj.
Unë jam krenar që në këto 7 vite protesta e ka humbur qytetarinë e saj“-tha Rama.