Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Vrasjen e kreu një efektiv që do gjykohet nga drejtësia


Kryeministri Edi Rama në videomesazhin e lajmëruar prej tij për ngjarjen ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga efektivi i policisë ka thënë arsyet pse ka vonuar të reagoj për këtë ngjarje.

Rama gjithashtu shprehu ngushëllime si dhe i foli për efektivin që kreu aktin e vrasjes duke thënë se ai do gjykohet nga drejtësia.

Rama gjithashtu deklaroi se pavarësisht se vrasja u krye nga një individ, arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit.

Shkova në familjen e të ndjerit. Jam prekur nga fjalët e familjarëve babai më tha “ne duam drejtësi jo zhurmë politike”. Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje familjarëve dhe të afërmeve.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri, në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Pavarësisht arma ishte e shtetit dhe prandaj i takon shtetit. Autori do gjykohet nga organet e drejtësi. Akti ngjan fare i paarsyetueshëm. Drejtësia ka nevojë për të hetuar gjithçka. Drejtësisë i duhet koha e saj”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *