Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Sandër Lleshajn pasi ai publikoi deklaratën e “lamtumirës” në rrjetet sociale.
“Respekt e Faleminderit për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër”-shkruan Rama.
Falënderimin e tij për Lleshajn e ka shoqëruar edhe me deklaratën e dhënë nga Ministri ku shprehte arsyet e dorëheqjes.
Një falënderim që simbolizon edhe aktin e pranimit të Ramës të dorëheqjes.
Dorëheqja e Lleshajt ishte folur edhe muaj më parë, ndërsa ngjarja e ditëve më parë me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie duket se nuk e shmangu një lëvizje të tillë në postin e dikasterit të rendit.