Vendosni fjalën kyçe....

Jeton në Zvicër, shqiptarja Zhaklina Dhimojani e bashkëshorti i saj dhurojnë ndihma të rëndësishme për Shqipërinë


Shqiptarja Zhaklina Dhimojani Blatter dhe bashkëshorti i saj i kanë dhuruar shtetit shqiptar 40 shtretër spitalorë, gjashtë furgona, 2 zjarrfikëse si dhe materiale të tjera ndihmë.

Zhaklina Dhimojani jeton e punon në Zvicër ndërsa është e martuar me drejtorin e Policisë së Kantonit të Bernës, Stefan Blatter.

Kjo nuk është hera e parë që ajo dhuron ndihma për Shqipërinë. Pak kohë më parë, në muajin shtator ajo dhe bashkëshorti i saj dhuruan disa respiratorë për spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ si ndihmë për pacientët e prekur nga Covid-19.

Gjatë dorëzimit të ndihmave i pranishëm ishte edhe Këshilltari i ambasadës shqiptare në Bernë, Valon Gashi.

“Zhaklina Dhimojani Blättler, ofron donacione të rëndësishme për institucionet shqiptare. Zhaklina Dhimojani Blattler përfaqëson imazhin model të shqiptarit të përkushtuar jo vetëm ndaj vendit të origjinës, por dhe simbol i denjë i shqiptarit të mirëintegruar e respektuar në shoqërinë zvicerane.

Pas dhurimit të respiratorëve për spitalin “Shefqet Ndroqi” në shtator të këtij viti, znj.Zhaklina Dhimojani Blättler sëbashku me bashkëshortin e saj, z.Stefan Blättler, Drejtor i policisë së Kantonit të Bernës, sot kanë dhuruar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, 40 shtretër spitalor, gjashtë furgona, disa për policinë e shtetit dhe mjete të ndihmës së shpejtë për spitale, dy zjarrfikëse dhe materiale të tjera ndihmë.

Çaste nga momenti kur kryhej ngarkesa e donacioneve, ku ishte i pranishëm dhe Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Valon Gashi. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër i shpreh falënderimet dhe mirënjohjen e saj  Familjes Blättler, që gjatë këtyre viteve nuk kanë reshtur së  ndihmuari  institucione të ndryshme shqiptare dhe njëkohësisht vijojnë të kontribuojnë në promovimin e artit e kulturës shqiptare.” – thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Bernë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *