Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i Ramës me bosin e Pfizer? Shkrepën foto në një ekspozitë (Detajet)


Ditën e djeshme ndërsa kishte nisur protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi me bosin e kompanisë “Pfizer” dhe thoshte se kishte diskutuar për vaksinën kundër Covidit, e madje deklaronte se vaksinimin në vendin tonë shpresonte ta niste në dy muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Nga fotoja e publikuar nga vetë kryeministri është e qartë se takimi i tyre është realizuar në një ekspozitë. Dhe piktura që shfaqet mbrapa Ramës është e piktorit Andy Warhol.

Për ata që nuk e dinë, në Muzeun e Arteve në Nju Jork (MoMa) aktualisht po shfaqet një ekspozitë e këtij artisti dhe këtë mund ta konfirmoni duke klikuar në faqen zyrtare të muzeut.

Ndër të parat që e vunë re këtë detaj, ishte Inida Gjata Kreuz e njohur ndryshe edhe si Zhaku.

 “Kjo foto është shkrepur në një galeri arti, gjatë një ekspozite.

Është turp për një kryeministër që ende nuk ka kërkuar falje për vrasjen e Klodianit nga policia e Lleshit, të bëjë propagandë e të krijojë përshtypjen se po punon për vaksinën, kur në fakt po punon vetëm për interesin e tij të ngushtë personal.

Cilët zhvillojnë takime pune në galerira arti, gjatë një ekspozite? Vetëm Mafiozët. Pra meqë as Rama as Bourla nuk janë mafiozë, në galeri gjatë ekspozitës thjeshtë kanë shkrepur një foto për të përhapur Endri me shokë “fake news”!

John
Wayne është vepër e Andy Warhol dhe në MoMa aktualisht ka një ekspozitë me veprat e tij” – shkruan ajo.

Rama tha dje se takimi me Burla-n ishte pozitiv dhe ishte realizuar në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork. Tani ose Rama gënjeu, ose ndoshta pas takimit në qendër bashkë me Bourla-n ia kanë mbajtur për qejf nga muzeu, ose bosi i Pfizer-it mban piktura të Warhol në zyrë.

Kryeministri shprehej dje se ky takim përmbylli komunikimet e “kësaj vizite kërkimore” siç e quante ai, për të siguruar vaksinën për Shqipërinë.

Ai shtonte se përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfizer, “do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *