Vendosni fjalën kyçe....

Thyen xhamat e selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit, Balla ia hedh fajin të rinjve të PD-së dhe LSI-së


Gjatë protestës së sotme janë thyer edhe xhamat e selisë së Partisë Socialiste.

Fotoja e thyerjes së xhamave është shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla i cili ka vënë gishtin se autorsia e dhunës janë të rinjtë e forumeve të PD-së dhe LSI-së.

Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahuren! Lulëzim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj!

Sepse je ti pjesë e organizimit të dhunës bashkë me Monikën e me Ilirin, teksa dërguat FRPD tende dhe ca nga ata të tiganit të Jalës të godisnin me gurë selinë e Partisë Socialiste!”-shkruan Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *