Vendosni fjalën kyçe....

Tirana përfshihet nga tensionet, thyhet dera e Ministrisë së Financave nga protestuesit


Protesta e sotme në Tiranë duket se nuk është e ngjashme me atë të të ditës së djeshme e cila ishte e përqendruar në një vend dhe turma më pas zhvendosej në mënyrë uniforme

Sot protestuesit kanë qenë të shpërndarë në disa pika dhe në mënyrë intesive kanë lëvizur në disa pozicione.

Me nisjen te Ministria e Brendshme ata kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të forcave të policisë.

Më pas ata kanë vijuar te ministria e Financa ku dhe kanë thyer derën kryesore të saj. Turma e protestuesve janë drejtuar më pas në rrugën e ish-bllokut ku dhe janë drejtuar për te Kryeministria.

Policia ka tentuar t’i shpërndajë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës duke u shoqëruar dhe me një ndjekje nga pas edhe të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *