12 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend për sa i përket pandemisë Covid-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet më dije se viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç.
Për sa u përket rasteve të reja, nga 2604 testime të kryera janë gjetur 802 persona të infektuar me Covid-19.
Në katër spitalet ku trajtohen të prekurit nga covid, janë shtruar 451 persona nga të cilët 37 janë në terapi intensive me 12 të intubuar.